Derbi i Liverpoolit përfundon pa fitues (VIDEO) NULL NULL 04/10/2015 04/10/2015 Everton dhe Liverpool janë ndarë baraz me rezultatin 1:1 në derbin e qytetit, ndërsas ndeshja ishte e vlefshme për javën e tetë të Preimer League. Kanë qenë golat e pjesës së parë nga Ings për Liverpoolin dhe Lukaku për Evertonin, të cilat e kanë përcaktuar rezultatin përfundimtar të këtij takimi. Evertoni pjesën e dytë e ka filluar shumë mirë, ata vetëm pas dy minutave kanë rrezikuar përmes Barkley por që porta e Mignolet nuk u prek edhe njëherë. Më pas loja është bartur tek Liverpool, të cilët kanë mbajtur topin në këmbët e tyre dhe kanë sulmuar më shpesh. Por njëjtë vepronin edhe lojtarët e Everton të cilët provonin që të gjenin rrugën deri të porta e Mignolet. Berkley ka rrezikuar në minutën e ’66-të me një goditje nga distanca por që ka përfunduar për skaj shtyllës së portës së Liverpool. Edhe Lukaku ka pasur një rast të mirë në minutën e’70-të, por që gjuajtjen e tij e ndali portieri i The Reds. Ndërsa në pjesën tjetër të lojës edhe pse të dyja skuadrat janë munduar shumë për të shënuar nuk ka pasur gola. Me rezultatin 1:1 ka përfunduar ky takim, transmeton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=vAGNCY75mKI https://www.youtube.com/watch?v=u6zxwJcY3lM