Derbi i Italisë: Juventus-Milan, formacionet e mundshme NULL NULL 19.09.2021 10:06 19.09.2021 10:06 Juventusi kundër Milanit është ndeshja kryesore në kuadër të javës së katërt në Serie A. Rossonerët kanë fituar tri ndeshjet e para, teksa Juventusi është ende në kërkim të fitores së tyre të parë. Trajneri Stefano Pioli është duke u ballafaquar me lëndime të shumta. Në fakt, shtatë lojtarë të Milanit do të humbasin ndeshjen kundër Juventusit. Teksa trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka pasë fat me lëndimet, për shkak se edhe Federico Chiesa është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë në bankën rezervë. I vetmi dyshim mbetet formacionin e Juventusit është në qendër të mbrojtjes, do të luajë De Ligt apo Giorgio Chiellini. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, në “Allianz Stadium”. Formacionet e mundshme: Juventus (4-4-2): Szczesny, Danilo, Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot, Dybala, Morata. AC Milan (4-2-3-1): Maignan, Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez, Tonali, Kessie, Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao, Rebic. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.