Lajmet e fundit

Ka përfunduar pa fitues derbi i Gjilanit mes Dritës dhe Gjilanit, i vlefshëm për xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës.
Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, asnjëra nuk arriti ta gjejë rrjetën, duke bërë që ndeshja të përfundojë me rezultat 0-0, transmeton Klankosova.tv.
Drita ishte më kërkuese gjatë pjesës më të madhe të takimit dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi, por pa arritur t’i konkretizojë.
Në anën tjetër, Gjilani u përpoq kryesisht përmes kundërsulmeve, por edhe “Skifterët” nuk ia dolën të ndryshonin rezultatin.
Me këtë barazim, Gjilani mbetet në vendin e tretë me 11 pikë, ndërsa Drita është e gjashta me 8 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.