Derbi i basketbollit luhet në “Karagaç”, Peja përballë Prishtinës NULL NULL 12.02.2023 10:30 12.02.2023 10:30 Sot me fillim prej orës 17:00 në palestrën “Karagaçi”, do të luhet ndeshja “El Clasico” e basketbollit kosovar. Përballë do të jenë Peja dhe Sigal Prishtina, e cila është e vlefshme për javën e 22-të të Prince Caffe Superligës. Pejanët kanë 14 fitore e shtatë humbje deri më tani, ndërsa ekipi nga kryeqyteti i ka16 fitore e pesë humbje. Kurse nga ora 19:00, në qytetin e Suharekës, skuadra e Golden Eagle Ylli do të përballet me Rahovecin. Kampioni në fuqi numëronë 16 fitore e pesë humbje, kurse Vreshtarët kanë dy fitore e 19 humbje/ Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.