Derbi drenicas sot në "Rexhep Rexhepi", Llapi për këndellje te 89-shi

Derbi drenicas sot në “Rexhep Rexhepi”, Llapi për këndellje te 89-shi

NULL NULL
4 javë më parë

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e radhës të xhiros së tretë.

Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 do të jetë nikoqir i Llapit, njofton Klan Kosova.

Dy skuadrat ende nuk i kanë shijuar pikët e para në këtë edicion.

Dueli tjetër i ditës pritet të jetë ai në mes të Feronikelit dhe Drenicës.

Në derbin drenicas, Nikli vjen pas humbjes që pësoi nga Ballkani, kurse Drenica vjen pas fitores 2:1 si vendas kundër Besës.

Sfidat fillojnë nga ora 16:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Art Motion.

klankosova.tv