Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai i dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës (FOTO) NULL NULL 10.06.2023 15:29 10.06.2023 15:29 Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se dera e xhamisë në fshatin Gaçkë në Ferizaj është punuar nga mjeshtri Zef Gjergji dhe djali i tij Emanueli të cilët njëkohësisht janë vëllai, respektivisht nipi i Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se dera peshon rreth 700 kilogramë, përcjell Klankosova.tv. “Dera e kësaj xhamie, përveç së është punuar në mënyrë të shkëlqyer që do ta zbukurojë edhe më shumë këtë xhami, kjo punë veç tjerash tregon edhe nivelin e lartë të harmonisë fetare që mbizotëron në vendin tonë. Dera peshon rreth 700 kilogramë, ndërsa e veçanta e saj është doreza prej bronzi e punuar nga skulptori Agon Qosa”, thuhet tutje në njoftim. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponzorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm 6 minuta më parë
Kosova Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë 43 minuta më parë