Deputetja gjermane me prejardhje polake: Kosova duhet çarmatosur, bastion i terroristëve (VIDEO) NULL NULL 22.05.2021 12:52 22.05.2021 12:52 Deputetja gjermane, Zaklin Nastiç, e cila është me prejardhje polake, ka mbajtur një fjalim në Bundestag kundër Kosovës, duke e quajtur shtet artificial dhe bastion të terroristëve. Për, më tepër ajo tha se qëndrimi i partisë së saj, Partia e Majtë, është që Kosova duhet çarmatosur, njofton Klan Kosova. “Përpara 20,000 ton të bombave dhe municioneve, njerëzit e Beogradit u desh të strehohen sikur ndodhi në luftën e Hitlerit. Rezultati 22 vjeçar i vendosjes ushtarake, që filloi nga një agresion luftarak që dhunoi ligjin ndërkombëtar, nga qeveria gjermane e atëhershme dhe NATO, krijoi shtetin artificial të Kosovës duke shkelur rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara . Kosova nuk ka ndonjë industri të vetën, por ka gati 47 për qind të të rinjve të papunësuar. Kosova është një bastion i terroristëve të ISIS në mes të Europës”. Nastiç edhe u duartrokit nga disa kolegë të saj gjatë fjalimit. “Ne, Partia e Majtë, e themi shumë qartë: Kosova duhet të çarmatoset”. Ajo ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi që po gjykohet në Hagë për krime lufte, duke e cilësuar këtë si ngjarje të mirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.