Deputetja franceze i quan progres zhvillimet e takimit të Ohrit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputetja franceze i quan progres zhvillimet e takimit të Ohrit

NULL NULL
21.03.2023 18:52
Marta de Cidrac

Kryetarja e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Francë-Ballkan Perëndimor, deputetja Marta de Cidrac, e ka mirëpritur dakordimin që u arrit në Ohër më 18 mars mes Kosovës dhe Serbisë për aneksin për zbatimin e propozimit evropian.

De Cidrac, rezultatet e Ohrit i konsideron si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, ajo shprehet se ky është një progres për stabilitetin dhe paqen në rajonin e Ballkanit.

“Më shumë se njëzet vjet pas konflikteve vdekjeprurëse në ish-Jugosllavi, teksa rajoni i Ballkanit Perëndimor po përjeton tensione të lidhura veçanërisht me luftën e zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës. Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë vigjilent ndaj situatës në këtë rajon, i cili përfaqëson çështjet ekonomike, të sigurisë dhe migracionit”, tha De Cidrac, sipas senatit francez.

De Cidrac, qëndrimin e saj për rezultatet nga takimi i Ohrit, e ka shprehur edhe në rrjetin social Twitter, të në cilin ka thënë: ” Jam e lumtur për rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e përbashkët në Ohër me përfaqësues të Bashkimit Evropian, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për aneks-marrëveshjen e propozuar nga BE-ja, por nuk pati nënshkrime pasi pala serbe hezitoi. /Klankosova.tv