Deputetja e Zelandës së Re shkon me biçikletë në spital për të lindur (FOTO) NULL NULL 28.11.2021 14:46 28.11.2021 14:46 Deputetja e Zelandës së Re Julie Anne Genter shkoi në me biçikletë në spital për të lindur. Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se nuk e kishte në plan që të shkonte në këtë mënyrë në spital. “Sinqerisht nuk po planifikoja të shkoja të lindja me biçikletë, por përfundoi kështu. Shtrëngimet e mia nuk ishin aq të mëdha kur u nisëm në orën 2 të mëngjesit për të shkuar në spital”, ka shkruar ajo. Tutje, ajo shtoi se procesi i lindjes ka kaluar pa komplikime, përcjell Klankosova.tv. “Në orën 3.04 të mëngjesit të sotëm, mirëpritëm anëtarin më të ri të familjes sonë. Ndihem e bekuar që kam pasur kujdes dhe mbështetje nga një ekip i shkëlqyer, në atë që doli të ishte një lindje shumë e shpejtë dhe për fat të mire pa komplikime”, shtoi deputetja e Zelandës së Re. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.