Deputetja e VV-së: Jemi duke zbatuar marrëveshjen që Serbia e ka zbatuar e Kosova jo (VIDEO) NULL NULL 30/06/2022 30/06/2022 Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit me Serbinë për përdorimin e dokumenteve personale të qytetarëve serbë që hyjnë në Kosovë, derisa në të njëjtën kohë vendosi të kufizojë deri në fund të shtatorit përdorimin aktual të targave të makinave që hyjnë nga Serbia apo janë të regjistruara në Serbi dhe bartin simbolet e qyteteve. Këtë vendim të qeverisë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu-Hyseni e ka cilësuar të drejtë dhe të duhur. njofton Klankosova.tv. “Ne jemi duke zbatuar vetëm disa marrëveshje që dy shtetet i kanë arritur në të kaluarën, që në fakt i ka zbatuar Serbia e nuk i kemi zbatuar ne (Kosova), çfarë po bëjmë ne sot, po shfrytëzojmë të drejtën tonë, për të realizuar këto marrëveshje, dhe për të vendosur reciprocitet ndaj një shteti, që me vite ka vendosur reciprocitet ndaj Kosovës. Nuk është veprim i gabuar, definitivisht është veprim i duhur”, është shprehur ajo. Derisa se a do të vendoset reciprocitet i plotë ndaj Serbisë, ajo theksoi se për një vendim të tillë nuk është momenti i duhur.
Lajme Vlorë: Arrestohen tre shqiptarë dhe dy ukrainas, u kapën me gati 1 tonë marihuanë në det (VIDEO) 40 minuta më parë