Deputetja e VV-së: Insistimi për mos themelimin e Asociacionit duhet të jetë i përbashkët NULL NULL 23.02.2023 11:15 23.02.2023 11:15 Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se pozitë e opozitë duhet të bëhen bashkë për mos themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryeziu-Hyseni, në seancën e kuvendit, tha se lufta ruse në Ukrainë bëri që Serbia të dëshmojë se ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit, njofton Klankosova.tv. “Rusia ka cenuar stabilitetin e gjithë kontinentit evropian, kjo luftë që nisi në formën e pushtimit me pretendime territoriale provokoi jo pak gjeopolitikën evropiane. Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme kanë rrënuar e shkatërruar qytete të mëdha me mijëra jeta të humbura, por ukrainasit nuk u mposhtën tash e një vit pas”. “Kjo luftë bëri që shumë shtete të reagojnë dhe t’i zgjasin dorën Ukrainës. Shumë shtete që janë në kërkim të paqes e stabilitetit vendosën sanksione por jo Serbia që është aleate e Rusisë që asnjëherë nuk i ka shuar pretendimet territoriale ndaj Kosovës disa herë është përpjekur të cenojë stabilitetin e integritetit territorial të Kosovës gjatë këtij viti” tha Kryeziu-Hyseni. Mes tjerash, deputetja Kryeziu-Hyseni tha se mos themelimin e Asociacionit është borxh ndaj të gjithë të rënëve për liri. “Insistimi i Serbisë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, bllokimi i procesit negociator dhe mospranimi për të dialoguar mbi planin franko-gjerman shpërfaqë dëshirën e tyre për destabilizim në Kosovë”. “Insistimi i Serbisë për themelimin e Asociacionit vjen jo pa shkak në anën tjetre insititmi ynë më i madh si qeveri e mazhorancë është mos themelimi i Asociacionit dhe ky duhet të ishte insistimi ynë më i madh i përbashkët dhe këtë ja kemi borxh atyre që u flijuan për lirinë që e gëzojmë sot”. “Kosova sot më shumë se kurrë kërkon unitet e qëndrueshmëri. Nuk duhet të lejojmë Bosnjëzimin e Kosovës dhe pozicionimi i përbashkët kundër Zajednicës duhet të na bëjë bashkë” u shpreh ajo.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months