Deputetja e Vetëvendosjes përcjell porosinë e “KM” për leximin e revistës letrare (FOTO) NULL NULL 7 days më parë 7 days më parë Një komunikim interesant u filmua sot në Kuvend nga kameramani i Klan Kosovës, Agon Bejtullahu. Aty shihet një deputete e lëvizjes Vetëvendosje duke e shpërndarë me telefon adresën e një reviste letrare, derisa pranuesve ua bën me dije se këtë po e bën me kërkesën e dikujt që ajo e përshkruan vetëm me inicialet K.M. Ata i porositë që personit “KM” t’ia kthejnë komentet pasi ta kenë lexuar revistën. Klan Kosova gjeti se bëhet fjalë për revistën e përvitshme letrare “Kens” botues të së cilës janë Lisandri dhe Aristea Kola.