Deputetja Deliu: Vështirë të thuhet se sivjet do të liberalizohen vizat (VIDEO) NULL NULL 18.02.2019 08:14 18.02.2019 08:14 Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk pritet që as sivjet të lëvizin lirshëm nëpër Evropë. “Vendimi për vizat ka qenë vendim që nuk është pritur as ne si politikanë. Para 3 ditëve jemi kthyer nga Strasburgu ku është potencuar nga europarlamentarë se Kosova meriton liberalizmin vizave”. “Tash momentumi politik nuk është në favorin tonë. Shumë vende kanë probleme të brendshme dhe BE është duke u përgatitur për zgjedhje”, ka thënë Kodra në Sytë Shtatë në Klan Kosova. “Është vështirë të thuhet që këtë vit do të ketë liberalizim të vizave. Vitin e kaluar ka pas shumë deklarata. Po konsideroj se është vështirë të deklarohet nëse këtë vit do të liberalizohen vizat. Nuk besoj se mund të jemi në agjendë këtë vit”. Në anën tjetër ajo duke folur për përfaqësimin e grave në politikë, ka thënë se situata qëndron mirë sa i përket Kuvendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 4 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë