Deputeti suedez: Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi NULL NULL 03.12.2023 18:15 03.12.2023 18:15 Deputeti në parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejos Cafe” që është hapur për Liridona Ademajn. Jakobsson theksoi se Liridonën do ta kujtojnë me ngrohtësi, pasi siç tha ai, ishte person që vlerësohej nga të gjithë, transmeton Klankosova.tv. “Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë erdhën dhe lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi”, shkroi Jakobsson. “Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mahnitshëm që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. U prefsh ne paqe!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.