Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Qeverisë: Ju nuk jeni shteti, shteti është edhe populli

NULL NULL
27.02.2021 21:25

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka bërë një reagim duke iu drejtuar Qeverisë së këtij shteti.

Ai e ka quajtur të gabuar vendimin e qeverisë lidhur me masat e ndërmarra kundër koronavirusit.

“Qeveria Krivokapiq-Abazoviq, e ku për gabimin precedental e njehsojmë edhe ministreshën Boroviniq-Bojoviq dhe Galiq, dhe ndonjë nga PTHSH (prokuroria themelore e shtetit) janë Shtet. Me ato nuk ka lojëra. Ato i kanë rregullat e njëjta për të gjithë!

Abazoviqi dmth Shtetin e barazon me Qeveri ose me veten pasi ato që kanë përcaktuar rregullat janë ato. A po ju duket e njohur kjo?”, është shprehur Nimanbegu, transmeton KlanKosova.tv.

“Çka është atëherë populli, ndaj të cilit duhet ushtruar dhunë nëse nuk respektojnë rregullat. Kush duhet të trembet shtetit? Pasi që Shteti i ka jap rregullat e njëjta për të gjithë? Pasi që populli duhen të hesht dhe të mos luajnë me Shtet! Sepse Shteti është i drejt dhe të gjithë i trajton njësoj. Në Konventën e Montevideos nga 1933, Mbi të drejtat dhe detyrat e Shtetit thuhet: Shteti është subjekt i drejtës ndërkombëtare i cili ka këto cilësi: (a) popullsinë e përhershme (b) territorin e definuar (c) Qeverinë (ose Pushtetin) dhe (d) kapacitet që të kryejnë marrëdhënie me shtete tjera. Nuk jeni ju Shtet, Shtet janë edhe populli në Mal të Zi”.

Nimanbegu ka shtuar se me komunën e Tuzit është bërë precedent sa i përket masave të ndërmarra.

“Pranojeni keni gabuar, mos kërcënoni me Shtet, mos i dëgjoni apo dhe mos jeni politikan që nuk kanë guxim të jenë të drejt dhe për drejtësi vetëm arsye të F..King votimeve të Nikshiqit dhe paraqykimeve dhe ndarjeve të trashëguara. Bëhuni të drejt dhe për drejtësi bëjeni një hap mbrapa”.

“Në realitet, kur dikush luan me Shtet, dhe në këtë lojë shteti është i padrejtë atëherë Shteti nuk do të vlejë as edhe një bathë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.