Deputeti Shpejtim Bulliqi mposht koronavirusin

Deputeti Shpejtim Bulliqi mposht koronavirusin

2 muaj më parë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka përballuar me sukses sfidën me COVID-19.

“Dua të ju informoj se tanimë unë e kalova sfidën me virusin Covid-19 dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së që nga sot mund të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia aty ku i kam lënë”, është shprehur ai, transmeton Klan Kosova.

“Ju falënderoj të gjithë juve familjarë, miq dhe kolegë, që qëndruat pranë meje gjatë këtyre ditëve, duke më uruar shërim të shpejtë, mbështetje dhe kurajo që këto ditë të vështira t’i kaloj sa më lehtë”.

Ai ka bërë thirrje për kujdes në mënyrë që të kalohet pandemia me më pak pasoja.