Deputeti Sejdiu: Nuk kemi arsye për urime e festë - kush qohet i pari shkel Kushtetutën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputeti Sejdiu: Nuk kemi arsye për urime e festë – kush qohet i pari shkel Kushtetutën

NULL NULL
09/04/2018

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë me rastin e Ditës së Kushtetutës, që nuk ka arsye që të festohet, duke thënë se ajo shkelet çdo ditë.

“A me uru për përvjetor të një Kushtetute, që kush të qohet i pari e shkelë? Ku edhe vet gardiani i saj e shkelë (Rasti i imunitetit të deputetëve) edhe e bënë “si llastikun” varësisht cilit “shef” aktual i shërben. Ku ndarja e pavarësia e pushteteve ka mbet vetëm teori”.

“Ku më shumë ka shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me këtë Kushtetutë në baza ditore, se sa respektim e zbatim – me rrëmbimin e fundit të qytetarëve pa asnjë procedurë me urdhër të të madhit dhe gjithëpushtetshmit “shef”, si shembulli më i freskët, por assesi i fundit”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Klan Kosova.
“Nuk kemi arsye për urime e festë. Kemi vetëm arsye e përgjegjësi për veprim, përpjekje e mund, që ta kthejmë Kushtetutën nga lecka në të cilën e kanë shndërruar, në një udhërrëfyes të pacenueshëm që rregullon shoqërinë tonë”./Klan Kosova/