Deputeti i VV-së, Hotit për xhandarët serbë: Avdullah çu se u ba sabah!

Deputeti i VV-së, Hotit për xhandarët serbë: Avdullah çu se u ba sabah!

2 muaj më parë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka thënë se reagimi i sotëm i Kryeministrit Avdullah Hoti për hyrjen e xhandarëmisë serbe është i vonuar.

“Avdullah qu se u bo sabah!”, ka shkruar ai.

“Dje xhandarmeria serbe hyri në territorin e Republikës së Kosovës, duke cënuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Reagime të tilla të z. Hoti, përveç që janë të vonuara tregojnë edhe mos interesim për ruajte të integritetit territorial të Kosovës”.

“Kjo qeveri ilegale duhet të largohet sa më shpejt. Nuk asnjë arsye asnjë deputet për të mos e votuar mocionin e mosbesimit ndaj kësaj qeverie”.

Hoti për hyrjen e xhandarmërisë serbe: Veprimet tona do të jenë sipas Kushtetutës dhe në koordinim me mekanizmat e sigurisë