Deputeti i Vetëvendosjes thotë se Kosova po lobon për të nxjerrë një rezultat pozitiv për vizat NULL NULL 1 week më parë 1 week më parë Samiti i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mbahet edhe të premtën. Sot palë e diskutimit ishte edhe Kosova. Por, pas takimit të sotëm janë publikuar konkluzionet përfundimtare për Ballkanin Perëndimor. Në këto konkluzione nuk është përmenduar fare liberalizimi i vizave për Kosovën. Tek këto konkluzione bëhet fjalë vetëm për për zgjidhjen dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Kosova po e vazhdon lobimin për ta nxjerrë një rezultat pozitiv për liberalizimin e vizave, por se kjo është çështje e shteteve anëtare Batusha u shpreh më shumë optimist se kjo edhe mund të ndodh në samitin e së enjtes. “Po, natyrisht është një delegacion i Kosovës atje në krye me presidenten e Kosovës dhe besoj që edhe në këto orë por edhe nesër do të vazhdojnë të kontaktojnë kretët e shteteve dhe delegacioneve të shteteve anëtare të BE-së dhe po shpresojmë për më të mirën”- theksoi ai. “Po dhe jo. Unë jam më optimist për po dhe mbetet të shihet por ëhstë çështje e shteteve që nesër diskutojnë në samit. Ne nuk jemi palë. Sot kemi qenë palë, nesër nuk jemi dhe mbetet të shihet. është pra diskutimi i brendshëm i shteteve anëtare të Këshillit të BE-së”- tha Batusha.
Kosova Vlerësimi i nxënësve në dy periudha shpresë për reformë më të thellë në arsim 03.07.2022 11: 13
Prive I dashuri i Fifit feston ditëlindjen, ky është urimi i veçantë nga ajo (VIDEO) 03.07.2022 11: 10