Deputeti i PDK-së: Të bëjmë debat me muaj dhe ta mbyllim çështjen e 20 vjetëve të shkuara NULL NULL 20.01.2022 23:53 20.01.2022 23:53 Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij se me debate të tilla, si ky i sotmi në Kuvendin e Kosovës, po e vjedh kohën, siç tha, për të mbuluar paaftësinë. Për përmendjen e pasojave të pushtetit 20-vjeçar, Ferati tha se është i gatshëm që, në emër të partisë, të organizojë një debat me muaj për të shtjerrë këtë temë njëherë e mirë, njofton Klan Kosova. “Në emër të PDK-së, jam i gatshëm që nga sonte e kurdo që do pozita, të organizojmë një debat me javë e muaj, por ta mbyllim çështjen e 20-vjetëshit, sepse s’mund ta zhvillojmë vendin me debate të së kaluarës. Vendi nuk shkon përpara me u marrë një qeveri e tërë me 20 vjetët e kaluar. S’mund ta vajtojmë përjetësisht një periudhë që ka shkuar”. Shala, në Edicionin Special, ka thënë se në situatën që është vendi, do duhej që të kishte një debat të shëndoshë në Kuvend, pushtet dhe opozitë. “Kështu po kërkon opozita, t’i shohim argumentet dhe kundërargumentet. Nuk mund të presim pakufi me debate të tilla, për të vjedhë kohën institucionet e vendit dhe për të mbuluar paaftësinë e tyre në menaxhimin e krizës, jo vetëm të asaj energjetike, por edhe për inflacionin dhe pandeminë. Vendi është në një situatë tepër delikate, për shkak të këtyre tre faktorëve dhe faktori i katërt është keqmenaxhimi”. Gjithashtu, Ferati e akuzoi Qeverinë Kurti për mospasje të kulturës së debatit dhe për arrogancë. “Me këtë logjikë të qeverisë dhe të kryeministrit Kurti, kriza sa do të rritet dhe situata do të vështirësohet. Krejt kjo barrë sociale, ekonomike dhe financiare po bie mbi taksapaguesit tanë”. Ndërkohë, akuza hodhi edhe për mosmarrje të hapave parandalues të krizës energjetike. “Gabimi i parë strategjik për krizën energjetike është bërë kur s’janë rinovuar blloqet për sezonin veror. Këto renovime janë të parapara, por i ka shtyrë për shkak të zgjedhjeve lokale dhunshëm. Politika s’duhet të ndërhyjë në industri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë