13:27, 18 Janar 2020

Deputeti i PDK-së dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Elmi Reçica, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili tha se Reçica do ta nxjerrë të vërtetën e guximit për të cilën ka luftuar, njofton Klan Kosova.

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëherit Eprorin e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Elmi Reçica do të nxjerrë një dhe vetëm një të vërtetë, atë të guximit e dashurisë për atdheun, luftës sonë për lirinë në çdo pëllëmbë të tokës stërgjyshore, idealit të kristaltë të djemve e vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me gjakun e sakrificën e tyre bën ëndrrën e lirisë, realitet”, ka shkruar Aliu.

“PDK në Ferizaj dhe mbarë Kosova është prapa luftës së lavdishme çlirimtare, është në krahë të çlirimtarëve, është në krahë të Eprorit të UÇK-së Elmi Reçica, që në çdo sfidë e zezonë të vendit, ishte kurdoherë i gatshëm të mos kursej asgjë, të sakrifikoj për Kosovën. Triumfator në luftë, triumfator në çdo sfidë!”.

Ndërsa, sot gjatë ditës Specialja ka ftuar edhe epror i FSK-së, Xhevahit Gecin.

Konkurs Pune

Lexo më shumë