Deputeti i Nisma, thumbon opozitën në krah të Teuta Rugovës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputeti i Nisma, thumbon opozitën në krah të Teuta Rugovës

NULL NULL
04/09/2018

Deputeti i Nisma, Zafir Berisha, ka dalë në përkrahje të qëndrimit të deputetes së LDK-së, Teuta Rugova e cila bëri sot kuorumin që të niste seanca për votimin e ekipit të ri dialogues të Kosovës.

Në emër të qëndrimit të Rugovës, Berisha ka thumbuar partitë opozitare që kanë vendosur që të mos marrin pjesë në këtë seancë, përcjell Klan Kosova.

“Teuta Rugova për dallim nga të tjerët, respekton institucionin dhe bëhet pjesë e betejës politike përfundimtare, për forcimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Berisha përmes Facebook.