Deputeti i Nisma: Seanca e sotme është mocion për Qeverinë, problemi është Lista Serbe NULL NULL 05/09/2018 05/09/2018 Deputeti i Nisma, Zafir Berisha, ka thënë se problemi që nuk po nisë seanca e thirrur është te partneri i koalicionit qeverisës – Lista Serbe. “Lista Serbe vazhdon të jetë e ndikuar nga Beogradi dhe prolongimi i ekipit për bisedime me Serbinë është duke u bërë nga Lista Serbe”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova. “Ne jemi të gatshëm të jemi pjesë e seancës edhe të opozitës sepse për territorin duhet të diskutohet në Kuvend. Aktualisht në pyetje është veç Lista Serbe, kurse partitë e mazhorancës janë dakord. E keqja është që nuk ka ndonjë kërkesë konkrete nga Lista Serbe”. “Janë të ndikuar qartas nga Vuçiq. Ne natyrisht presim t’i kemi 61 vota. Seanca është një mocion për këtë qeveri. Ftojmë për opozitën që të vijnë sepse ne do të shkojmë në seancën e thirrur nga ta”.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022