21:58, 6 Prill 2020

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se vizita e Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është shembull i keq.

“Shembull i keq sesi shkelen me dy këmbë apo thënë me dy duar rekomandimet e IKSHP-së është vizita e Kadri Veselit në Zveçan. Vetë i 20 me bashkëpartiakë, i mbledh dhjetëra banorë të veriut dhe me secilin duarshtrëngim”, është shprehur Avdyli, transmeton Klan Kosova.

“Herë me dorëza herë pa. Ka edhe përqafime politike. Fushata politike në kohë karantine kur rekomandimet e ekspertëve janë për evitim nga kontakti social e tubimet paraqet shkelje flagrante të masave antiepidemike por edhe rrezikim i shëndetit të qytetarëve”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë