Deputeti i LDK-së pyet Thaçin e Haradinajn: Kush i vrau Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajn dhe Tahir Zemajn? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputeti i LDK-së pyet Thaçin e Haradinajn: Kush i vrau Ahmet Krasniqin, Smajl Hajdarajn dhe Tahir Zemajn?

NULL NULL
09/04/2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj, do duhej të përgjigjeshin për disa vrasje të pasluftës.

“Disa liderë si Hashimi e Ramushi, në betejën e lavdishme të Koshares, paskan derdh lot e pasi u ngopen mish, paskan bë thirrje heroike për luftë të re me Serbinë. Një pyetje krejt të lehtë për ju Hashim e Ramush, para se me nis luftë: A thua a dini diçka, kush i vrau ministër Ahmet Krasniqi, Komandant Smajl Hajdaraj dhe Tahir Zemaj”, ka shkruaj Avdyli, njofton Klan Kosova.

“Ju para se me bë homazhe aty, do i kishit nderu Luftën e Koshares, nëse tregoni kush i vrau këta heronj. Krejt Kosova e dimë që ju dini, po ju keni vendos mos me fol”.

Image may contain: 1 person, suit

klankosova.tv