Deputeti i LDK-së: MPJ të reagojë – hyrja në Kosovë e xhandarëve serbë “si në bahçe të babës” është cenim i integritetit NULL NULL 08.08.2020 08:46 08.08.2020 08:46 Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka thënë se hyrja e xhandarëve serbë në territorin e Kosovës është veprim që duhet dënuar ndërkombëtarisht. “Futja e pjesëtarëve të uniformuar e armatosur të një vendi fqinj në territorin tonë (kuptohet, pa leje), është cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ky veprim nuk mund të cilësohet ndryshe pos tentim për agresion dhe si i tillë është i dënueshëm me ligj ndërkombëtar”, është shprehur ai, transmeton Klan Kosova. “Gjersa Beogradi e bën problem ndërkombëtar deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së çfarëdo lëvizje të Policisë së Kosovës në veri të vendit tonë, hyrja e ushtrisë apo xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës në zonën kufitare të Karaçevës si në “bahçe të babës” është veprim agresiv i Serbisë ndaj Kosovës, i papranueshëm dhe i dënueshëm ndërkombëtarisht”. Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet reaguar ndaj këtij veprimi. “MPJ e jonë, nëse nuk është komplet e përgjumur, është tejet e ngathët në reagim për nxitjen e qarqeve relevante ndërkombëtare për reagim të drejtë e të domosdoshëm në interes jo vetëm të sovranitetit të vendit por edhe të stabilitetit rajonal”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 50 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë