Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputeti i Bundestagut vlerëson lart paraqitjen e Shqipërisë në “EURO 2024”: Frymëzim për brezat e ardhshëm

NULL NULL
01.07.2024 16:39
Peter Beyer
Peter Beyer

Deputeti i Bundestagut Peter Beyer, e ka vlerësuar lart lojën e kombëtarës së Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

Beyer tha se paraqitja e futbollistëve shqiptarë do të jetë frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin Sylvinho dhe gjithë ekipin për punën e tyre të jashtëzakonshme. Jam i bindur se kjo arritje madhështore do të jetë frymëzim për brezat e ardhshëm. Forca Shqipëri” shkruan ai.

Shqipëria pati paraqitje solide në Gjermani, ani se ishte në një grup tejet të fortë.

“Kuqezinjtë” ishin në grupin B bashkë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Futbollistët e Sylvinhos nuk arritën të shkojnë në fazën e eliminimit direkt, por shqiptarët ranë në sy me përkrahjen që kishin.

Tifozët e kombëtares u shquan për atmosferen dhe kulturën e treguar.

Ata ‘pushtuan’ stadiumet dhe rrugët e Gjermanisë.

Sipas një statistike të nxjerra nga mediat gjermane, llogaritej se 95 mijë tifozë i dhanë përkrahje kombëtares shqiptare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.