Deputeti i AAK-së: Të pezullohet çdo veprim opozitar, qeveria të luftohet me mosveprim NULL NULL 05.10.2022 17:16 05.10.2022 17:16 Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i ka bërë thirrje opozitës që të pezullojë çdo veprim pasi nuk po merren parasysh nga qeveria. “Të pezullohet çdo veprim opozitar. Tani kjo qeveri luftohet me mosveprim”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton klankosova.tv. “Kushdo që organizon apo vepron me grevë, protestë, është duke punuar që Kurtit t’i mundësohet ikja nga përgjegjësitë, bisedimet, asociacioni, dimri, Vettingu”, thotë mes tjerash deputeti i opozitës. Ai ju ka drejtuar Kurtit me këto fjalë: “Kryeministër i ke 51%, qeveris me vendin mos dezerto. Pikë”. /klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 9 minuta më parë