Deputetët votojnë dy projektligje, një tjetër shtyhet me mocion procedural NULL NULL 19.10.2021 13:14 19.10.2021 13:14 Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Në seancën e sotme, ku janë duke u shqyrtuar 20 projektligje, është miratuar në parim edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Para kësaj pike në rend dite ishte edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Kjo pikë u shty me mocion procedural me 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Shtyrja e shqyrtimit të këtij projektligji u bë për shkak se nuk pati kuorum, pasi kërkohet të jenë prezent 2/3 e deputetëve ku bëjnë pjesë edhe ata të Listës Serbe. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 6 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë