Deputetët s’duan debat për përgjimet, opozita lëshon sallën NULL NULL 10.10.2024 12:15 10.10.2024 12:15 Kuvendi i Kosovës: Opozita lëshon sallën. Në Kuvendin e Kosovës është votur kundër debatit për përgjimet e publikuara të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiqin. Pas këtij votimi, 34 deputetë kanë qenë pro, 50 kundër dhe 1 abstenim, përcjell Klankosova.tv. “Pas kësaj situate të krijuar, konsiderojmë të paarsyeshme që ne të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj seance”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Dëshmorëve të Prishtinës: Dhurohet gjak, nderohen ata që dhanë jetën (VIDEO) 18/04/2025
Kosova Masakra në Ribarin e Vogël: Burri e dy bijtë iu vranë, vetë mbijetoi plagën (VIDEO) 18/04/2025