Deputetët pak të informuar me Kushtetutën sa i përket mëmësisë (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 10.03.2023 20:34 nga Arbreshë Uka 10.03.2023 20:34 Projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar përveç që nuk mori mbështetjen e deputetëve të enjten, krijoi edhe debat. Kjo u kundërshtua në pikën që parasheh që gratë mund të bëhen nëna përmes kësaj metode mjekësore, pa qenë në një lidhje apo martesë. Lidhur me këtë shoqëria civile shprehet e befasuar me ligjvënësit sa i përket njohjes së Kushtetutës, kjo ngase sipas Luljeta Demollit, drejtuese e QKSGJ-së, Kushtetua e njeh të drejtën e mëmësisë edhe pa qenë gruaja në lidhje me një burrë, njofton Klan Kosova. Nga QKSGJ thonë se do të duhej të bëhej një fushatë informuese tek deputetët mbi atë se çfarë përmban Kushtetuta, për shkak se sa herë që po kalojnë tema të tilla në parlament po ndodhin vështirësi, ashtu sikurse me Ligjin e Kodit Civil. Organizatat jo-qeveritare që avokojnë për barazi gjinore, kanë dyshimet se ky ligj cilit sektor do t’i shkojë në favor, privatit apo publikut, teksa thonë se nuk janë konsultuar nga grupi punues i këtij projektligji sa i përket qasjes se perspektivës gjinore. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 09/02/2023
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 09/02/2023
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 09/02/2023