Lajmet e fundit

Disa nga deputetët kanë nisur të arrijnë në Kuvendin e Kosovës, pak para fillimit të seancës plenare, e cila pritet të zhvillohet me disa pika në rendin e ditës.
Sipas rendit të ditës, deputetët pritet të shqyrtojnë procesverbalet nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve, formimin e komisioneve parlamentare, si dhe miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit. Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.
Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, e cila po raporton drejtpërdrejt nga Kuvendi, tha se deri tani numri i deputetëve që kanë hyrë në sallë është i vogël.
Klan Kosova po e përcjell këtë seancë përmes një emisioni special, ndërsa do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në Kuvend.
Qëndroni me Klan Kosova: