Deputetët nga Merdare: Serbia nuk i respekton marrëveshjet me Kosovën NULL NULL 27.10.2020 14:11 27.10.2020 14:11 Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kanë vizituar pikën kufitare në Merdare, për të parë se sa po zbatohen marrëveshjet Kosovë-Serbi. T Të martën deputetë të këtij komisioni thanë se pala serbe në këtë pikë nuk po zbaton marrëveshjen e IBM-së, e që sipas tyre këta të fundit pavarësisht se janë afruar brenda objektit të përbashkët, nuk janë duke zbatuar këtë marrëveshje dhe ka mungesë të shkëmbimit të informatave. Kryetarja e komisionit, Fatmire Mullhaxha Kollçaku tha se nga kjo vizitë po vërehet se pala kosovare po e konsideron këtë kufi mes dy shteteve, por që njëjtë nuk po ndodhë edhe me palën serbe. “Nga pala serbe po shohim që janë futur në territorin e Kosovës, që do të futen në objektin që është duke u përfunduar. Mirëpo nuk po shohim vullnet të mirë për zbatimin e marrëveshjes në asnjë pikë. Në fakt këta vazhdojnë ta konsiderojnë si pikë kalimi. Nuk po shohim asnjë lloj bashkëpunimi mes dy shteteve dhe ajo çfarë mund të konstatojmë është që vetëm marrëveshja e fundit në Uashington, përveç afrimit fizik, mirëpo jo vullnet të mirë nga pala tjetër të ketë zbatim të marrëveshjes”, tha ajo, raporton KP, transmeton Klan Kosova. Kryetarja e komisionit theksoi se nuk ka pasur shkëmbim të informatave dhe nuk ka bashkëpunim mes dy palëve në këtë pikë. “Ne do të kërkojmë që të zbatohet marrëveshjet ato që arrihen, që janë në dobi të shtetësisë së Kosovës që të realizohen. Ndërsa është e qartë që deri tani pala tjetër nuk i respekton marrëveshjet”, ka shtuar ajo. E anëtarja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu tha se është koha e fundit kur institucionet e vendit duhet të punojnë dhe qe debatet parlamentare të jenë të shëndosha që i ndihmojnë Kosovës. Sipas saj, duhet të reagohet për këtë çështje, meqë në këtë pikë kufitare mungojnë sinjalizuesit qe tregojnë se është shteti i Kosovës. “Kur them gjithçka shihet që është një pikë kontrolli kufitar. Ndërsa, kur e sheh, mungojnë shumë gjëra dhe nuk ka asnjë shenjë sinjalizimi që tregon që këtu është Kosova. Dhe faktikisht nga pyetjet që i parashtruam përveç këtij objekti të ri që duket që është e të duket që nuk ka asgjë të re. Nuk sheh një bashkëpunim, nuk sheh një këmbim të informatave dhe zbatueshmëri të marrëveshjeve”, ka shtuar ai. Një gjë të tillë e tha edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Tasholli, ku sipas tij duhet të dalin udhëzues se di duhet të zbatohen marrëveshjet e dialogut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024