Deputetët kosovarë iu rikthehen konvikteve (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputetët kosovarë iu rikthehen konvikteve (VIDEO)

NULL NULL
25/05/2015

Deputetët e Kuvendit të Kosovës iu rikthyen përsëri  konvikteve universitare por kësaj radhe për t’i parë nga afër kushtet e tyre.

Kryetari i komisionit parlamentar për arsim, shkencë e teknologji, Nait Hasani, i shoqëruar nga deputeti i VV-së, Ismail Kurteshi dhe ai i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, vizituan qendrën e studentëve në Prishtinë.

Fillimisht takuan drejtuesit e kësaj qendre dhe dëgjuan për hallet që kanë, njofton Klan Kosova.

Deputetët më pastaj panë nga afër kushtet e studentëve nëpër konvikte. Studentët nuk patën ankesa me kushtet në këtë qendër.

Por, pavarësisht kushteve jo të këqija, drejtori i qendrës Fatmir Sfishta, ndryshe nga studentët, pati kërkesa për deputetët.

Ai kërkoi ndërtimin e konviktit numër 8 dhe rritje të buxhetit.

Kronikë nga Arbresha Fazliu.