Deputetët dyshojnë në procesin e prokurimit në KEK, Bordi e pranon se kishte keqmenaxhim NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen Financiare, Hykmete Bajram, theksoi se gjetjet nga auditori në KEK janë tepër shqetësuese, pasi ka dhjetëra kontrata të firmosura me negocim të drejtpërdrejt dhe mungesë të transparencës. Deputetja Bajrami ka thënë se në atë periudhë janë shpenzuar 181.5 milionë euro, prej tyre rreth 60 milionë euro me kontrata të negociuara, gjë që ka shkaktuar kontrata më të shtrenjta. Ajo ka numëruar kontratat, edhe sa i përket blerjen e kushinetave, të cilat sipas saj, kanë qenë të dëmshme për buxhetin e KEK-ut. Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, nuk ka mohuar të gjeturat nga auditori, por tha se nuk merr përgjuesi, pasi që në krye të KEK-ut, ka ardhur në tetor të vitit 2021. Ani se nuk mori përgjegjësi për gjetjet e autorit në periudhën 2018-2020, ai tha se neglizhencë ka ndikuar që KEK-u të ‘zhytet’ në këso lloj kontrata të negociuara. Edhe Skender Haziri, kryesues i boridit të KEK-ut, tha se nuk ka informata të plota për aktivitetet e prokurimit që kanë ndodhur në periudhën 2018-2020, por premtoi se bordi i ri do të marrë masë për përmirësimin e prokurimit në KEK. “Ka pasur keqmenaxhim, ka hapësirë për përmirësim, disa prej tyre kanë nis të përmirësohen nga viti 2021. Ju siguroj të gjitha rekomandimet e ZKA kanë me u realizuar”, theksoi Haziri. Deputeti nga PDK-ja, Rashit Qalaj raportin e prokurimit në KEK e ka vlerësuar si mjaft të keq dhe shqetësues. Sipas tij, procesi i prokurimit në KEK është i dyshimtë. Ndërkaq, gjatë raportimit, pati një përplasje verbale ndërmjet deputet të PDK-së, Hajdar Beqa dhe Halil Thaçi nga VV. Deputeti Beqa tha se deputeti Thaçi ka pasur ndikim në konkursin e fundit në KEK, derisa ky i fundit ka mohuar, duke thënë se këto janë shpifje. Kryeshefi dhe bordi i KEK po vazhdojnë të raportojnë në komisionin në fjalë lidhur me prokurimin në këtë ndërmarrje./KP
Kosova Konjufca shkakton të qeshura në kuvend gjatë fjalës së Lekajt: Paj, veç mos me iu lënë vet hiç për besë 30.06.2022 18: 18
Kosova Kryeziu-Hyseni: Kriza në vend është duke u menaxhuar shumë mirë nga qeveria (VIDEO) 30.06.2022 18: 13