Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Depresioni sezonal, çka është dhe si trajtohet? (VIDEO)

NULL NULL
13.10.2021 17:00

Shpesh duket sikur shumë njerëz i “frikëson” ideja e ardhjes së dimrit.

I ftohti, ditët e shkurtra e netët e gjata, dhe një ndjenjë e izolimit e shoqëron këtë stinë.

Por, derisa në të shumtën e rasteve kjo është normale, te disa njerëz depresioni dimëror dhe tashmë situata me pandemi është realitet i pashmangshëm, e disa të tjerë e vuajnë pa qenë të vetëdijshëm që ky është një çrregullim emocional i cili mund të trajtohet suksesshëm.

Ndaj psikologja Lumnije Telaku, tregoi në Ora e Pasditës, në detaje se çka është dhe se si mund të trajtohet depresioni sezonal.

“Shumë njerëz nuk dinë ta dallojnë depresionin me ndjenjën e trishtimit që ndodh shpesh gjatë ndërrimit të stinës nga vera në vjeshtë. Një personal mund të diagnostifikohet duke vizituar psikologun, në momentin që kjo ndjenjë jo e mirë apo depresion sezonal zgjatë më shumë se dy javë atëherë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.