Depresioni i qeshur – Çka duhet të dini? NULL NULL 19.02.2019 19:00 19.02.2019 19:00 Termi ‘depresioni i qeshur’ nënkupton personat që shfaqen të lumtur për të tjerët, ndërkohë që vuajnë nga brenda. Këto simptoma depresive janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Artikujt lidhur me këtë temë janë ngritur në literaturën popullore, dhe numri i kërkimeve në Google për gjendjen është rritur në mënyrë dramatike këtë vit. Megjithatë, disa mund të vënë në pikëpyetje nëse kjo është në fakt një gjendje e vërtetë patologjike. Përderisa ‘depresioni i qeshur’ nuk është një term teknik që përdorin psikologët, është sigurisht e mundshme që dikush i cili vuan nga depresioni të arrijë të maskojë me sukses simptomat. Në fakt, një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që përjetojnë një humor të ulët dhe humbje të kënaqësisë për aktivitete të ndryshme arrijnë të fshehin gjendjen e tyre në këtë mënyrë. Dhe këta njerëz mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj vetëvrasjes. Mund të jetë shumë e vështirë për të gjetur njerëzit që vuajnë nga ‘depresioni i qeshur’. Ata mund të duken sikur nuk kanë arsye të jenë të trishtuar – ata kanë një punë, një apartament dhe ndoshta edhe fëmijë ose një partner. Shkurtimisht, ata vendosin një maskë në botën e jashtme, duke bërë jetë në dukje normale dhe aktive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024