Deportohen shtetasit shqiptarë që hynë ilegalisht në Kosovë

Deportohen shtetasit shqiptarë që hynë ilegalisht në Kosovë

4 muaj më parë

Policia e Kosovës njofton se gjatë patrullimit kanë takuar katër meshkuj, shtetas të Shqipërisë, dhe gjatë intervistimit të njëjtit kanë pranuar se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit janë dërguar në stacion, ku u janë kryer kontrollet mjekësore dhe pas inicimit të rastit janë deportuar në Republikën e Shqipërisë.