Deportimi i gjashtë turqve, raporton Shpend Maxhuni (VIDEO) NULL NULL 12.11.2018 20:19 12.11.2018 20:19 Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, u ftua që të raportojë për një zhvillim gjatë kohës kur ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Dëshmia e tij është shumë e rëndësishme për komisionin e krijuar enkas për të zbardhur ekstradimin e gjashtë shtetasve turq, që ndodhi tetë muaj më parë. Biseda brenda ishte e mbyllur për media, mirëpo kryetari i Komisionit Hetimor, Xhelal Sveçla, pas takimit tha se tani dihen iniciatorët e deportimit, por që nuk përmendi emra. Sveçla që ishte goxha i rezervuar në deklarata tha që puna e tyre po vështirësohet shumë nga disa dokumentacione që nuk po u ipen. Kronikë e zgjeruar nga Halil Berisha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë