Deportimi i 6 turqve – LDK fton urgjentisht në raportim ministrat NULL NULL 29.03.2018 19:53 29.03.2018 19:53 Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në mënyrë urgjente të thirren në raportim ministrat relevantë për rastin e arrestimit të gjashtë turqve dhe deportimin e tyre. “LDK do të ftojë në raportim urgjent, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Ministrin e Drejtësisë, për ta njoftuar Kuvendin lidhur me deportimin e 6 shtetasve të huaj”, thuhet në komunikatë. “Vetëm respektimi i plotë i instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut mund të shërbejë për avancimin e raporteve bilaterale me shtetet mike”. “Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë shqetësimin e saj me gjendjen e krijuar në Kosovë, ditët e fundit, kur është shpërfaqur mungesa e theksuar e koordinimit institucional. LDK-ja u bën thirrje bartësve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të ndërprejnë praktikat e përdorimit të institucioneve për larjen e hesapeve ndërmjet tyre”. “Institucionet e Republikës së Kosovës, si institucione të një shteti të pavarur dhe demokratik, duhet të zbatojnë me përpikëri Kushtetutën e vendit dhe të gjitha veprimet duhet t’i ndërmarrin në pajtim edhe me obligimet që dalin nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare”. “Rasti i arrestimit dhe ekstradimit të 6 shtetasve turq kërkon trajtim të vëmendshëm, për shkak të natyrës specifike të këtij rasti, por edhe për shkak të dyshimeve për motivin e anashkalimit të procedurave ligjore të aplikueshme për rastet e ekstradimeve të shtetasve të huaj”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë