Deponia e Mirashit e rrezikshme - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deponia e Mirashit e rrezikshme

NULL NULL
15/06/2015

Deponia e mbeturinave në Mirash është bërë shumë e rrezikshme dhe me rekomandimet e ekspertëve që nga viti 2010 kjo deponi duhet të mbyllet, për shkak se nuk e plotëson asnjë kusht të vetëm të funksionojë si e tillë.

Këto të dhëna u bën të ditura me rastin e publikimit të rezultateve të hulumtimit mbi gjendjen e deponive nga organizata gjermane Gizz.

Me këtë rast, ministri i ambientit, Ferid Agani  tha se situata në deponi është alarmante dhe duhet të ndërhyhet menjëherë.

Ndërkaq, drejtori i Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave, Abdullah Haxhiu akuzoi ministrinë e ambientit se nuk kanë ndërhyrë për rregullimin e gjendjes në deponi edhe pse kanë qenë në dijeni për një situatë të tillë.

Nga ana e tij, kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina tha se janë vetë kompanitë për menaxhimin e mbeturinave ato të cilat nuk bashkëpunojnë me ministrinë, transmeton Klan Kosova.

Në hulumtimin për gjendjen e deponive në Kosovë thuhet se në gjendje aspak më të mirë nuk janë as deponitë në Pejë e Mitrovicë/Klan Kosova.