Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Mos udhëtoni drejt Kosovës për shkak të COVID-19, kujdes dhe nga sulmet terroriste NULL NULL 07.08.2020 14:13 07.08.2020 14:13 Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të mos marrin rrugë drejt Kosovës për shkak të COVID-19. Përveç kësaj në thirrjen e bërë theksohet edhe shtimi i kujdesit për shkak të terrorizmit. “Në disa zona ka shtim të rrezikut”, thuhet aty, transmeton Klan Kosova. Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve ka lëshuar paraprakisht një njoftim të Nivelit të 3 të shëndetit për Kosovën për shkak të koronavirusit, ndërkaq më vonë e ka ngritur atë në nivelin 4. “Ata që udhëtojnë në Kosovë mund të përjetojnë mbylljen të kufijve, mbyllje në aeroporteve, pengesa të udhëtimit, qëndrim në shtëpi, mbyllje biznesesh dhe situata të tjera emergjente për shkak të COVID-19”. “Rishqyrtoni udhëtimet drejt Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zvecanit për shkak të trazirave civile”. “Grupe terroriste mund të vazhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën, Terroristët mund të sulmojnë pa paralajmërim, duke vënë në shënjestër lokacione turistike, stacione autobusësh, qendra tregtare dhe dyqane, institucione lokale, hotele, klube, restorante, vendpunishte, parqe, qendra sportive dhe kulturore, instititucioneve edukative, aeroporte dhe zona publike. Për të tepër në Kosovë mund të ketë edhe dhunë të motivuar politikisht”. Nëse vendosi për të udhëtuar drejt Kosovës: – Shihni uebfaqen e Ambasadës së SHBA lidhur me COVID-19 – Vizitoni uebfaqen e Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve – Shmangi demonstrata – Qëndroni vigjilent në lokacionet e frekuentuara nga Perëndimorët – Monitoroni mediat lokale për ngjarjet e fundit dhe përshtatni planet në bazë të informacioneve të reja. – Qasuni në “Smart Traveler Enrollment Program (STEP)”për të pranuar njoftimet në mënyrë që të lokalizoheni më lehtë në situatë emergjente. – Përcillni Departamentin e Shtetit në Facebook dhe Tëiiter. – Rishikoni Raportin për Krime dhe Siguri në Kosovë. – Përgatituini për situata emergjenre, Rishikoni “Traveler’s Checklist”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024