Dentisti brazilian iu rikthen falas buzëqeshjen të varfërve

Dentisti brazilian iu rikthen falas buzëqeshjen të varfërve

NULL NULL
1 year më parë

Dentisti nga Brazili Felipe Rossi, ka demonstruar forcën e një buzëqeshjeje të këndshme dhe u ka kthyer besimin të varfërve që nuk kanë mundur të përballojnë kujdesin e duhur dentar.

Ai ka udhëtuar nëpër botë së bashku me grupin e tij dhe rreth dy ton pajisje për të përhapur lumturi kudo që shkon për vizitë.

“Kur je i kënaqur me buzëqeshjen tënde ke më shumë besim për t’u hapur me të tjerët “- tha Rossi.