Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dentistët: Mos e lagni kurrë furçën e dhëmbëve përpara se të vendosni pastën

NULL NULL
02.06.2023 08:59
Dhembet

Larja e dhëmbëve është një veprim i përditshëm, por dentistët paralajmërojnë se mund  të jeni duke i larë gabim.

Dentisti Sahil Patel nga Londa, ka thënë se ai vazhdimisht i sheh pacientët e tij duke bërë disa gabime që mund ta dëmtojnë shëndetin e tyre oral.

Një nga gabimet më të mëdha sipas tij është kur laget furça e dhëmbëve përpara se të vendoset pasta e dhëmbëve.

“Nëse e bën këtë, po e hollon, sepse pasta e dhëmbëve ka sasinë e duhur të lagështisë. Nëse është i lagësht, e bën të shkumëzohet më shpejt dhe të bën ta pështysh më shpejt”, është shprehur ai.

Patel ka dhënë edhe disa këshilla se si duhet pastruar dhëmbët, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse fijet e furçës lëvizin kundër dhëmbit, nuk po bën mirë. Fijet duhet të jenë drejt kundër dhëmbëve dhe duhet të keni një prekje të butë”, është shprehur tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.