Dënohet udhëheqësi i lartë i Al-Qaedas - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dënohet udhëheqësi i lartë i Al-Qaedas

NULL NULL
28/05/2015
Saddiq el-Abbadi, njëri ndër udhëheqësit e Al-Qaedas, është shpallur fajtor për 26 tentim vrasje të shtetasve amerikanë jashtë vendit.

Saddiq el-Abbadi, një udhëheqës i lartë operativ i Al-Qaedas, i cili ka luftuar kundër forcave amerikane në Irak dhe Afganistan është deklaruar fajtor për 26 tentim vrasje të amerikanëve jashtë shtetit.

40 vjeçari ka pranuar se ka pasur komplote për të vrarë shtetasit amerikanë jashtë vendit dhe për të siguruar mbështetje materiale për një organizatë të huaj terroriste.

Al-Abbadi e ka pranuar fajësinë në një gjykatë federale në Brooklyn, të New Yorkut, dhe mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Në anën tjetër ekstremistët e shtetit Islamik kanë vrarë 20 persona në qytetin e lashtë në Palmira që e morën në pronësi pak ditë më parë nga ushtria irakiane.

al abaad Al abad