Dënohet me një vit burgim personi që keqpërdori fëmijët në pornografi NULL NULL 05.03.2020 17:30 05.03.2020 17:30 Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të dyshuarit A.S, për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në Pornografi”. I njëjti është dënuar me një vjet burgim. Aktvendimi nuk do të ekzekutohet nëse i dyshuari nuk kryen vepra të tjera penale në periudhën kohore prej dy vjetësh. “I akuzuari A.S është akuzuar nga Prokuroria pasi që në muajin tetor të vitit 2019 në Prishtinë, i akuzuari përmes aplikacionit kompjuterik “E-MULE”, duke shfrytëzuar internetin e hotelit “Kika”, kishte shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë dhe disa video të tjera, të cilat iu kishin zënë në flagrancë nga policia duke i shpërndarë nga Laptopi i tij, si dhe kishte vënë në dispozicion pornografi për fëmijë, ashtu që secila pajisje elektronike që e ka pasur të instaluar aplikacionin E-Mule ka mundur të këtë qasje në video dhe materialin tjetër pornografik “- njofton Gjykata Themelore e Prishtinës përcjell Klan Kosova. A.S do t’i llogaritet edhe periudha e qëndrimit në paraburgim nga data 14.10.2019 deri me dt.05.03.2020. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 29/09/2023