Dënohet me burg për zhurmat gjatë seksit NULL NULL 01.06.2015 18:19 01.06.2015 18:19 Gemma Wale nga Anglia është dënuar me dy javë burgim pasi ka shqetësuar fqinjët e saj duke bërtitur me zë të lartë gjatë marrëdhënies seksuale, shkruan revista Cosmpolitan. Wale ka marrë edhe më herët një vërejtje për thyerje të rregullave shoqërore për bërtimat e larta gjatë debateve me të dashurin, për muzikën me zë të lartë, gjëra që kanë shqetësuar fqinjët e saj. Ajo ishte këshilluar që të kishte kujdes në sjelljen e saj ose do të përballej me pasojat. Dhe duke se zhurmat që krijoi ajo gjatë marrëdhënies seksuale ishte kulmi. “Gemma filloi të ulërisë dhe të bërtas gjatë marrëdhënies seksuale, dhe kjo zhurmë na zgjoi” citohet të ketë thënë një fqinj në një raport, transmeton Klan Kosova. “Kjo zgjati 10 minuta, dhe ndoshta 10 minuta nuk është kohë e gjatë por ishte ora 5 e mëngjesit” u shpreh fqinji. Kjo edhe i dha arsye të mjaftueshme gjykatësit për të dënuar Wale me dy javë burgim. “E pandehura u shpall fajtore për ulëritje dhe të bërtitura gjatë marrëdhënies seksuale në orën 5 të mëngjesit që ishte një nivel I zhurmës që shkaktoi bezdi,” tha gjykatësi. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Receta e Anës: Arancini siciliane - Toptha me oriz të mbushura me mish dhe djathë (VIDEO) 19 orë më parë