Dënohet KB Peja, dy ndeshje pa shikues dhe 7 mijë euro gjobë (DOKUMENT) NULL NULL 16.05.2022 16:55 16.05.2022 16:55 Trazirat që ndodhën në palestrën “Karagaçi” në Pejë në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale midis Pejës dhe Trepçës i kushtuan shumë klubit vendës. Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që ta dënojë Pejën me dy ndeshje pa praninë e shikuesve, si dhe me një shumë totale prej shtatë mijë eurosh gjobë për shkak të sjelljeve josportive, ofendime në baza nacionale ndaj lojtarëve të ekipit mysafir, hedhje të gjësendeve të forta, të petardëve, fishekzjarrëve, dhe hyrjen e personave jozyrtare në fushë me përpjekjeve të realizimit të sulmit fizik. Në anën tjetër, mysafirët, Trepça, u dënuan me një mijë e 300 euro për shkak të sjelljeve jo të mira, josportive, hedhjen e gjësendeve të forta, të petardëve KB Peja , Konform Nenit 48.15 te PG denohet me 500 euro. KB Peja, Konform Nenit 49.6 Pika 1 te PG denohet 200 euro. KB Peja , Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro. KB Peja ,Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro. KB Peja , Konform Nenit 49.13 te PG denohet me 3.000 euro dhe dy ndeshje pa prezencen e shikuesve. KB Peja , Konform Nenit 49.6 Pika 3 te PG denohet me 2.000 euro. KB Trepça , Konform nenit 49.6 te PG denohet me 200 euro. KB Trepça, Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro. KB trepça, Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro. Ndeshja e katërt e playoffit do të zhvillohet të enjten në Pejë dhe sipas vendimeve nga FBK-ja “Karagaçi” do të jetë i zbrazur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.