Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dënohen të akuzuarit për veprën penale “posedim dhe shitje të narkotikëve”

NULL NULL
16.08.2019 11:53

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të akuzuarve F. Sh. dhe A. I. për veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të kryer në bashkëkryerje ndërsa për të akuzuarin F. Sh. edhe për veprën penale, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” të Kodit Penal të Kosovës.

Të akuzuarit janë fajtor, sepse me datë 26 dhjetor 2019, rreth orës 21:30 minuta, në pikën kufitare “Qafë Morinë” – Gjakovë, saktësisht në fshatin Morinë, pa autorizim kanë importuar substancë narkotike e llojit “marihuanë” nga Republika e Shqipëria për në Republikën e Kosovë.

Sipas Gjykatës trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues për të akuzuarit F. Sh., duke i shqiptuar dënim unik për dy veprat penale që i vihen në barrë prej tetë muaj burgim dhe gjobë në shumën prej 550 euro, ndërsa për të akuzuarin A. I. dënim prej shtatë muaj burgim dhe 300  euro gjobë.

Të pandehurit janë obliguar që të paguajnë shpenzimet procedurale veç e veç në shumën prej 25 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej 25 euro si dhe shumën prej 50 euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.