Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dënohen me 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq

NULL NULL
28.06.2024 10:19
Foto nga EO.
Foto nga EO.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka dënuar me 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Gjykata i ka gjetur fajtorë për këtë vrasje Nedeljko Spasojeviqin, Marko Roshiqin me nofkën “Roske”, Zharko Jovanoviqin dhe Dragisha Markoviqin me nofkën “LIMAJ”.e.

Motivi i vrasjes sipas Prokurorisë ka qenë shtrirja e kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike ashtu edhe ekonomike, dhe veprimtarisë së përgjithshme të aktivitetit kriminal.

Nedeljko Spasojeviq është shpallur fajtor për veprën penale të ricilësuar nga krimi i organizuar në keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, dhe për armëmbajtje gjobë 4500 euro.

Marko Roshiq për “pjesëmarrje e ose organizim i grupit kriminal” lidhur me” vrasje të rëndë” është dënuar me 8 vjet burgim dhe gjobë prej 10 mijë euro.

Dragisha Markoviq fajtor bashkëkryerje për “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dënim me burgim 4 vjet. Ai është liruar nga akuza për ”zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

Zharko Jovanoviq është shpallur fajtor bashkëkryerje për keqpërdorim të detyrës zyrtare” burgim 4 vitesh dhe për ”armëmbajtje pa leje” dënim me gjobë 1500 euro.

Dënim plotësues për marrjen e sendit në këtë rast armët dhe pajisjet e të akuzuarave Nedeljko Spasojeviq dhe Marko Roshiq. Marko Roshiq i është caktuar paraburgimi me rastin e aktgjykimit.

Silvana Arsoviq lirohet nga akuza për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “vrasje e rëndë” dhe “keqpëdorim i detyrës zyrtare”.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së aktgjykimit./EO

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.